Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Tottenhami përballen në gjysmëfinale të Carabao Cup

Menjëherë pas përfundimit të çerekfinale të Carabao Cup, janë caktuar edhe çiftet gjysmëfinale.

Manchester City do të luajë me Burton Albionin, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë sërish një derbi londinez. Do të takohen Tottenhami me Chelsean.

Gjysmëfinalet luhen në sistem me dy ndeshje. Ato do të zhvillohen më 7 dhe 21 janar.