Maurizio Sarri ka nisur mbarë aventurën e tij si trajner i Chelseat, që shënoi fitore bindëse në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Premier Ligë.
“Blutë” shënuan fitore bindëse në udhëtim te Huddersfieldi, me rezultat prej 0-3, transmeton Koha.net.
Ishte N’Golo Kante ai që u regjistrua si golashënuesi i parë i Chelseat në sezonin 2018/19, duke realizuar në minutën e 34 pas një asistim nga Willian.
Epërsinë e dyfishoi mesfushori i talentuar Jorginho, duke shënuar nga penaltia në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe njëherë përmes Pedros, që shënoi në minutën e 80 pas asistimit nga Hazardi.
Për Huddesfieldin nga minuta e parë u paraqit Florent Hadërgjonaj .