Dy skuadrat e Premier Leagues së Anglisë, Chelsea e Liverpooli po garojnë për transferimin e sulmuesit polak të Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski, raporton "The Mirror" të dielën.
Mësohet se Chelsea është në avantazh dhe zyrtarët e klubit londinez kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesesit e Lewandowskit. Mirëpo, Chelsea ende nuk është e sigurt nëse do të ketë mundësinë të transferojë lojtarë, pasi i janë ndaluar transferimet nga FIFA për shkelje të rregullave të transferimit të lojtarëve të mitur, ndërsa këtë vendim Chelsea e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS). CAS do të shqyrtojë rastin më vonë këtë muaj, transmeton Koha Ditore.
Nëse Chelsea dështon në tentim për të sjellë Lewandowskin, atëherë polaku ka gjasa të transferohet te Liverpooli e të bashkohet me ish-trajnerin e tij Juergen Klopp.