Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Liverpool ndahen në paqe, Shaqiri asist

Derbi i kësaj jave në Premier Ligë ndërmjet Chelseat e Liverpoolit nuk ka dhënë fitues.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

Eden Hazard e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 25 pas asistimit nga Kovaçiqi.

E Liverpoolin nga humbja e shpëtoi Daniel Sturridge që shënoi një supergol në minutën e 89, pas asistimit nga Shaqiri.

Chelsea mban vendin e tretë me 17 pikë, e Liverpooli në të dytin ka 19 pikë, aq sa ka City në krye.