Chelsea dhe Arsenali kanë barazuar 2:2 në derbin e zjarrtë të Londrës të shtunën në Premier League.
“Blutë” kaluan në epërsi herët përmes Cole Palmerit nga pika e bardhë. Ai shënoi në minutën e 15-të. Me të nisë pjesa e dytë Mykhailo Mudryk shënoi për 2:0 me një gol të bukur nga distanca.
Megjithatë “Topçinjtë” u kthyen në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht ngushtoi rezultatin Declan Rice në minutën e 77-të, ndërsa shtatë minuta më pas barazoi gjithçka Leandro Trossard.
Arsenali mbetet pa humbje në 9 xhirot e para të Premier Leagues. Ka tubuar 21 pikë dhe është i dyti në tabelë, me pikë të barabarta sa lideri Manchester City.
Chelsea është i nënti me 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm