Chelsea pritet që sot të kompletojë transferimin e Ross Barkleyt për 20 milionë euro, derisa ka befasuar me interesimin për sulmuesin Andy Carroll.
Kampioni anglez dështoi transferimin e Barkleyt gjatë verës së kaluar, pasi anglezi preferoi vazhdimin e rikuperimit nga lëndimi në muskuj.
24-vjeçari të enjten është parë në Londër dhe Chelsea është gati për transferimin e tij. Barkleyt i skadon kontrata në verë, por Chelsea dëshiron transferimin e tij në janar pasi frikësohet nga interesimi i Tottenhamit për të.
“Blutë” gjithashtu kanë pyetur West Hamin për mundësinë e huazimit të Carrollit dhe ka pasur bisedime fillestare me përfaqësuesit e sulmuesit shtatlartë.
Artikuj të ngjashëm