Penalltia e shënuar nga Mason Mount në pjesën e dytë i dha një barazim Chelseat që ishte në disavantazh në duelin ndaj Southamptonit.
Takimi i zhvilluar të shtunën në “St. Mary’s Stadium” i takoi xhiros së 25 dhe përfundoi 1:1.
Vendësit kaluan në avantazh në pjesën e parë.
Nathan Redmond pasoi bukur për Takumi Minaminon, dhe futbollisti i huazuar nga Liverpooli mposhti portierin Edouard Mendy në minutën e 33.
Megjithatë, Chelsea barazoi shifrat tetë minuta pas pushimit, kur Danny Ings e pengoi në zonë Mason Mountin.
Mesfushori e mori përgjegjësinë vet, dhe shënoi në portën e Alex McCarthyt. Chelsea ka 43 pikë pas 25 ndeshjeve, ndërsa Southamptoni ka arkëtuar 30 pikë në 24 duele të luajtura.
Artikuj të ngjashëm