Chelsea është ndalur nga Wolvesi në shtëpi në xhiron e 30-të të Premier Ligës për të lëshuar rastin që të hyjë në top-katërshe në tabelë.
Raul Jimenez realizoi i pari për Wolvesin në minutën 56-të, ndërsa në fund të takimit Eden Hazard realizoi për 1 me 1 dhe rezultatin përfundimtar.
Chelsea në tabelë mbetet në kuotën e 57 pikëve, në pozitën e gjashtë me 29 ndeshje të zhvilluara. Manchester United është i katërti me 58 pikë, e Arsenali me 57 i pesti. Dy ekipet rivale të Chelseat për pozitat që çojnë në Champions përballen sot mes vete.