Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea barazon kundër Brightonit

Chelsea ka bërë hap të gabuar në rrugën për titull kampioni në elitën e futbollit anglez.

“Blutë e Londrës” të mërkurën mbrëma barazuan në kuadër të xhiros së 20-të në Premier Leage kundër Brighton&Hove Albions me rezultatin 1:1.

Për Chelsean golin e avantazhit e shënoi belgu Romelu Lukaku në minutën e 28-të.

Ndërkohë, vizitorët barazuan në minutën e parë të kohës shtesë nëpërmjet sulmuesit Danny Ëelbeck.

Pas 20 ndeshjeve të luajtura, Chelsea është i dyti me 42 pikë. Liverpooli është i treti me 41 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.