Chelsea ka anuluar paradën për festimin e trofeut të Premier Ligës shkaku i sulmit terrorist që ndodhi në Manchester
Kampioni i ri i Anglisë të dielën pritej të parakalonte me një autobus të hapur për të festuar titullin, por këtë parakalim e ka cilësuar si jo të duhur për situatën në të cilën ndodhet Britania e Madhe shkaku i sulmit terrorist në të cilin vdiqën 22 persona.
Shefat e sigurisë së klubit kanë mbajtur disa takime me Policinë Metropolitane dhe disa këshille tjera lokale para se të anulonin planet e paradës.
Chelsea dhe Arsenali do të mbajnë shirita të zi në finalen e së shtunës në FA Cup.