Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes: Te Kroacia shoh Kosovën e së ardhmes

Përzgjedhësi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, nuk ishte në Rusi për të ndierë atmosferën që ofron Botërori, por kjo nuk e dëshpëron. Më shumë e dëshpëroi humbja e Kroacisë në finale nga Franca (4:2).

Thotë se dy golat e parë të Francës mund të shmangeshin, sidomos me vendime të tjera të arbitrit në fushë dhe se Kroacia ishte më e mirë në finale, në të shumtën e kohës. Pikërisht, këtë përfaqësuese ai e merr si model për zhvillimin e përfaqësueses që drejton – Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Personalisht, preferoj lojën e Kroacisë, sepse kështu e ëndërroj Kosovën në të ardhmen, me këtë mentalitet e ide të futbollit - të punojmë së bashku, vrapojmë e sulmojmë së bashku. Për mua, Kroacia bën lojën time që ëndërroj ta aplikoj me Kosovën”, ka thënë Challandes në një intervistë për gazetën.

Trajneri zviceran ka folur edhe për dështimin e yjve si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, si dhe për përfaqësueset e forta, si Spanja, Gjermania e Brazili. Për Zvicrën, vend prej nga vjen ai, ka thënë se mund të bënte të paktën një hap më shumë në këtë botëror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm