Seleksionuesi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re dyvjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës të hënën.
“Jemi bashkë edhe dy vjet. Kjo marrëveshje erdhi natyrshëm. Jemi të kënaqur me rezultatet si dhe punën. Ne do të vazhdojmë me këto rezultate dhe punë”, ka thënë kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Challandes nuk kishte dyshime për rinovimin e kontratës.
“Nuk kam pasur fare dyshim për vazhdimin e kontratës. Ka qenë me rëndësi të vazhdoj të punoj me lojtarët e Kosovës. Duhet të kemi durim jemi ekip i ri dhe duhet të ngrihemi me hapa të sigurt”, ka thënë Challandes.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i FFK-së qetëson “dardanët”: Challandes vazhdon me Kosovën
-
Kostoja e madhe financiare e shkarkimit të trajnerëve të Kosovës
-
Kreu i FFK-së, Ademi e takon Challandesin dhe i jep përkrahje
-
Ademi konfirmon se do të ketë ndryshime, i sigurt nuk është as Challandesi
-
Challandes, përzgjedhës i Kosovës në futboll deri më 2022