Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, zvicerani Bernard Challandes, i është gëzuar zyrtarizimit të miqësores me Danimarkën, sado që përballja me të katër ditë para ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Bullgarisë nënkupton shpenzim të energjisë.
Miqësorja do të luhet më 21 mars në Prishtinë dhe Challandes thotë se do të jetë test i vërtetë për të përzgjedhurit e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Më 25 mars Kosova nis fushatën kualifikuese për Euro 2020, kur në Prishtinë e pret Bullgarinë në kuadër të Grupit A.
"Jam shumë i gëzuar që do të luajmë miqësoren me Danimarkën përpara se të nisim zyrtarisht eliminatoret për evropian. Kemi pasur nevojë të përballemi me një kundërshtar të fortë në prag të ndeshjes me Bullgarinë që e luajmë në Prishtinë", është shprehur Challandes për gazetën.
"Ndaj Danimarkës mund të kemi dy ndryshime në formacion, pasi dua që të jemi gati për ndeshjen me Bullgarinë që është shumë e rëndësishme për ne. Po ashtu, miqësorja me Danimarkën do të jetë e mirëseardhur për shkak se duhet të mësohemi që gjatë këtyre eliminatoreve mund të kemi edhe ndonjë humbje".(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Challandes: Kampanjën e fundit e kemi lënë prapa, synojmë lojëra të mira dhe sa më shumë pikë
-
Për Challandesin, Kosova tashmë ka arritur triumfin
-
Challandes pret përballje të vështirë me Bullgarinë
-
Challandes kursen titullarët nga stërvitja, “këshillon” gjatë Zhegrovën
-
“Dardanët” shtrëngohen mirë për ndeshjen më të fortë, të paktën fizikisht