Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me shpirtin luftarak që kanë treguar futbollistët e Kosovës në përballjen me Greqinë, në Athinë, e që u mbyll baras pa gola.
Pas tri humbjeve rresht, Challandes ka thënë se shpirti luftarak i treguar të mërkurën ishte mesazhi më i mirë kundër formës së treguar së fundmi.
“Jam i kënaqur me shpirtin luftarak të treguar sonte. Kjo ishte përgjigja më e mirë. Ka qenë performancë e mirë në përgjithësi”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Ai është shprehur i kënaqur edhe me paraqitjet e anësorit Lirim Kastrati, ndërsa ka lavdëruar portierin Aro Muriq që priti penaltinë e Greqisë.
Artikuj të ngjashëm