Sport

Challandes: Duhet respektuar vendimi i Zeqirit, derën te Kosova e ka të hapur

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ai e respekton vendimin e talentit Andi Zeqiri për të vazhduar të luajë me Zvicrën.

Por Challandes ka thënë se dera e Kosovës mbetet e hapur për Zeqirin. Zeqiri ka vendosur të vazhdojë të luajë me U-21 e Zvicrës deri në fund të kampanjës për Evropian. Vendimin Zeqiri e bëri të ditur vetëm një ditë pasi babai i tij kishte deklaruar se Zeqiri është përcaktuar të luajë për Kosovën.

“Ju më njihni dhe unë ju njoh. E di se cilat do te jene dy pyetjet. Andi Zeqiri do të jetë pyetja juaj e parë. E keni parë intervistën e babait të tij. Kam qenë i lumtur. Më kane thirrur shumë gazetarë por nuk kam folur. Pas një dite Andi ka thënë se do të luajë për Zvicrën deri në fund të fazës kualifikuese. Andi do ta ketë derën e hapur te Kosova”, ka thënë Challandes në konferencë për media.

Challandes ka folur edhe për mosftesën e Bernard Berishës, pas gjestit të tij pasi shënoi golin ndaj Greqisë.

“Unë jam trajner dhe unë vendosi. Ai nuk është këtu për disa arsye. Unë e kam thënë disa herë dhe.po e përsërisë. Jemi një familje dhe nëse një djalë në shtëpi ka probleme me babain e tij ajo duhet të mbetet brenda shtëpisë e jo të dalë jashtë. E njëjta vlen edhe për Bernardin dhe për të gjithë. Nuk kam dashur ta tregoj autoritetin tim në këtë rast. Janë disa arsye që e kam marr këtë vendim. Kam biseduar për një orë me Bernardin përmes përkthyesit në Itali para ndeshjes me Moldavinë. Dera do të jetë e hapur për të dhe për të gjithë. Ai diskutim ai festim i tij për mua ka marr fund”, ka thënë Challandes.