“Çfarëdo që të jetë, do të jetë! Kampionë të Gjermanisë!” Thirrjet e futbollit, të bazuara në këngën klasike angleze, dëgjohen në tribunën kryesore në “Friedrich-Ludwig-Jahn-Sportpark”, në qarkun Prenzlauer Berg të Berlinit.
Kënga këndohet nga tifozët e Berliner FC Dynamo, duke përkrahur skuadrën në përballje ndaj Lokomotive Leipzig, një ndeshje që mund të duket se është nga Berlini Lindor i viteve 1980.
Pos se, menjëherë prapa tribunës së tifozëve mysafirë, një sektor i Murit të Berlinit, tash është me grafite. Në atë zonë, që dikur ishte vrasëse, tash është një park i njohur dhe një treg. Dhe në fushë, nuk është një përballje e Oberligës së Gjermanisë Lindore të dikurshme, por një përballje e Regionalligas së Gjermanisë, që i bie rangu i katërt i garave, përballje që përfundoi pa gola. Ishin vetëm 1700 shikues në këtë ndeshje.
Është një rënie e madhe e BFC Dynamos, kampionit të dhjetëfishtë të Oberligas, fituesit të trefishtë të Kupës së Gjermanisë Lindore dhe krenaria e Erich Mielkes, kreut të Policisë Sekrete, të njohur si Stasi. Dhe prapë, ndonëse ka humbur mbështetjen shtetërore dhe u ka mbijetuar disa rënieve dhe mosaftësive për të paguar, është mrekulli që klubi ende ekziston.
“Ne ishim pranë likuidimit”, thotë Rene Lau, anëtar i BFC Dynamo që nga viti 1979 dhe ish-zëvendëspresident i klubit, duke rikujtuar krizën ekzistenciale në të cilën u gjet klubi në fillim të mileniumit të ri. “Ishte mundësi e vërtetë ndalja e së ekzistuarit”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Rrëfimi i futbollistëve të Berlinit Lindor që ikën nga Stasi
-
Policia arrestoi personin që lëvizte i maskuar në çatinë e stadiumit në Dortmund
-
Përshëndetja e Streich, vlera e vërtetë e futbollit
-
Ish-oficeri gjerman del në gjyq për vrasjen e një polaku 50 vjet më parë
-
Dortmundi gati për ta fituar titullin, Bayerni shpreson për një kthesë dramatike