Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çfarë i kujtoi Giroudit ndeshja ndaj Anglisë?

Qendërsulmuesi i Francës dhe Milanit, Olivier Giroud, e ka krahasuar suksesin e francezëve ndaj anglezëve 2:1, me atë të vitit 2018 kundër Belgjikës, 1:0.

“Është e jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë mirë në fazën defensive. Më kujtoi ndeshjen kundër Belgjikës në vitin 2018. Griezmani më dha top të mirë. Është gjë e madhe për skuadrën. Sot ka qenë një ndeshje e madhe. E dinim potencialin e Anglisë. Kemi bërë ndeshje shumë të barabartë. Jemi munduar që t’i zinim në kundërsulm. Jam shumë krenar për këtë ekip. Shpresoj të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka thënë Giroud për “TF1”.

Franca e fitoi Botërorin në vitin 2018. Në gjysmëfinale të "Katar 2022", do të luajë kundër Marokut.