Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina zyrtarizohet te Swansea

Swansea City ka kompletuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Bersant Celina nga Manchester City.

21-vjeçari, përfaqësues i Kosovës, ka nënshkruar katërvjeçare dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championshipit kundër Sheffield Unitedit.

Kalimi në Uells i jep fund qëndrimit gjashtëvjeçar të Celinës te Manchester City.

Raportohet se Swansea për shërbimet e Celinës shpenzoi 3 milionë funte dhe një milion tjera bonuse në bazë të lojërave që tregon.