Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina në Swansea, punë e kryer

Bersant Celina tani edhe zyrtarisht është lojtar i Swanseat dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubet pas nënshkrimit të kontratës me klubin uellsian këtë pasdite.

Celina, 21 vjeç, ka kaluar tek Swansea për një shumë prej 3 milionë funtesh fillimisht dhe 1 milion tjera me bonuse bazuar në performancën e tij, raporton Koha.net.

Edvar Celina, babai i përfaqësuesit të Kosovës, ka postuar një fotografi të djalit të tij teksa shkruan kontratën me Swansean, që zyrtarizon marrëveshjen.

Zyrtarizimi nga klubet pritet të bëhet nga çasti në çast, dhe kështu Bersant Celina do t’i japë fund qëndrimit të tij katër vjeçar në Etihad – edhe pse skuadra nga Manchesteri me siguri se do të vënë në kontratë klauzolën e riblerjes.