Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina i gatshëm për Metzin

Mesfushori ofensiv, Bersant Celina, do të jetë i gatshëm t’i ndihmoj skuadrës së tij, Dijonit, në ndeshjen kampionale që e luan në udhëtim kundër Metzit. Mediumet franceze kanë shkruar të enjten se Celina është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë ndeshjes së fundit dhe pritet të jetë titullar ndaj Metzit. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën (8 nëntor) prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së dhjetë të kampionatit francez, Ligue 1.

“Pas mungesës ndaj Lorientit në ndeshjen e fundit, Bersant Celina është rikuperuar nga lëndimi i gjurit dhe do të jetë i gatshëm për duelin kundër Metzit”, ka shkruar e përditshmja “L’Equipe”.

Celina 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Dijonit dhe deri më tash ka regjistruar pesë paraqitje në kampionat dhe ka asistuar dy herë. Reprezentuesi i Kosovës ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2024. Në Francë luajnë edhe Valon Berisha e Arbër Zeneli. Celina është ftuar për ndeshjet e Kosovës ndaj Shqipërisë, Sllovenisë e Moldavisë.

Artikuj të ngjashëm