Bersant Celina ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin anglez. Celina ka asistuar një gol të shtunën për Swansea Cityn në fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Wiganit, në xhiron e 15-të të Kategorisë së Dytë të Anglisë.
Celina asistoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa luajti 91 minuta, transmeton Koha Ditore.
Po të shtunën Albian Ajeti luajti 46 minuta për West Hamin në humbjen 3:2 të pësuar në shtëpi ndaj Newcastles, në xhiron e 11-të të Premier Leagues së Anglisë.
Artikuj të ngjashëm