Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cedric Soares i bashkohet Arsenalit si huazim

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të Southamptonit, Cedric Soares si huazim.

Arsenali ka arritur marrëveshje me Southamptonin për huazimin e Soaresit deri në fund të sezonit, transmeton Koha.net.

Soares, kontrata e të cilit përfundon me Southamptonin në fund të këtij sezonit, është bërë transferi i dytë që Arsenali ka marrë në afatin kalimtarë të janarit, pas Pablo Mari.

Cedric ka bërë 138 paraqitje për Southamptonin, duke shënuar 3 gola që prej kur ju bashkua këtij ekipi në 2015-ën.

Artikuj të ngjashëm