Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani e shpëton Unitedin nga disfata

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një pikë ta fitojë në udhëtim të hënën përballë Newcastles. Madje, ishte në disavantazh deri në minutën e 71-të, në ndeshjen që i takoi xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.

Allan Saint-Maximin realizoi golin e epërsisë për Newcaslten në minutën e shtatë, ndërsa shifrat në 1:1 i baraozi sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani. Cavani shënoi në minutën e 71-të.

Me këtë pikë të fituar, Unitedi barazon West Ham Unitedin, që kanë nga 28 pikë.

Unitedi është në vendin e shtatë, kurse Newcastle në vendin e parafundit me 11 pikë.