Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casillas synon të jetë i pari i futbollit spanjoll, kundërkandidat i Luis Rubiales

Foto: Reuters

Portieri i Portos, Iker Casillas, do të jetë kundërkandidat i Luis Rubiales në garën për të marrë mandatin e ri si president i Federatës së Futbollit të Spanjës, raporton “Cadena Ser”.

Ky lajm do të thotë se Casillasi është afër përfundimit të karrierës, por që ajo do të vazhdojë ende në futboll, me tifozët që votuan për të 94% në një kërkim të bërë.

Thuhet po ashtu se Casillasi ka biseduar me ish-bashkëlojtarë të Spanjës që janë të interesuar për ta mbështetur atë për pozitën e presidentit, transmeton KTV.

Në muajin maj të vitit të kaluar, 38-vjeçari nuk është ndier mirë në stërvitje me Porton dhe u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operimi emergjent.

Pavarësisht se sivjet ka stërvitur me ekipin, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

Edhe Casillas konfirmon kandidaturën për president të federatës Sport Casillas konfirmon kandidaturën për president të federatës

Casillasi është njëri prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Spanja në histori dhe ka luajtur afër 700 ndeshje për Realin para se t’i bashkohej Portos në vitin 2015.

I ka fituar tri liga të kampionëve me madrilenët, dy kampionate evropiane dhe një kupë të botës, në 167 paraqitje me “Furinë e Kuqe”.