Portieri legjendar spanjoll Iker Casillas ka konfirmuar se do të sfidojë Luis Rubialesin për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF). Casillas 38-vjeçar është i gatshëm të pensionohet.
Ai është ende nën kontratë me klubin portugez Porto, por ai pësoi sulm në zemër vitin e kaluar. “Po do të garoj për president të RFEF-së. Së bashku do të vendosim federatën tonë në majë të futbollit më të mirë në botë, futbollit të Spanjës. Unë kam informuar presidentin e klubit tim, Porto, për vendimin, të cilit i shprehi falënderimin më të madh”, ka shkruar Casillas në rrjetet sociale.