Braziliani Casemiro mund të transferohet te Manchester Unitedi këtë verë.
Sipas mediave në Spanjë, nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare, por Reali është i informuar se Unitedi do të tentojë blerjen e mesfushorit 30-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali nuk është i interesuar që ta shesë Casemiron, por nëse Unitedi paguan çmimin që ka braziliani, atëherë klubi spanjoll mund ta lejojë largimin e tij.
Për ta lënë të lirë lojtarin, Real Madridi kërkon 70 milionë euro.
Casemiro është i paprekshëm për trajnerin Carlo Ancelotti, por italiani ka edhe shtatë mesfushorë të tjerë në skuadër.
Casemiro ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2025.