Mesfushori i “Los Blancos”, Casemiro do të donte ta shihte Neymarin në fanellën e Realit.
Ndonëse këtë verë është transferuar nga Barcelona te Paris Saint-Germaini, spekulimet për të ardhmen e Neymarit nuk kanë të ndalur.
Raportimet e ditëve të fundit se ai mund të transferohet te Real Madridi, janë hedhur poshtë nga vetë Neymari, transmeton kp.
Por, bashkëkombësi i tij Casemiro që është pjesë e madrilenëve ka shprehur dëshirë që ta ketë Neymarin në skuadrën nga “Santiago Bernabeu”.
“Ai është një yll i futbollit dhe e di mirë se çfarë është duke bërë. Neymar është lojtar i madh dhe do të ishte i mirëpritur te Real Madridi. Shpresoj të vijë këtu, por më duhet ta pranoj që është i lumtur te klubi i tij”, ka theksuar braziliani.