Qendra amerikane Shaq Carter më nuk është pjesë e skuadrës së Bashkimit që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi nga Prizreni bëri të ditur të hënën lajmin në “Facebook” për shkëputjen e kontratës me Carterin.
“Qendra amerikane Shaq Carter ka shkëputur kontratën me Bashkimin pas marrëveshjes së dyanshme me drejtuesit e klubit. Falënderojmë basketbollistin për kontributin e tij të deritashëm dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtejme”, ka shkruar Bashkimi.
Carter (206 cm) iu bashkua Bashkimit para fillimit të këtij edicioni dhe në 11 ndeshje të luajtura në Superligën e Kosovës ka regjistruar një mesatare prej 13.8 pikëve e 10.8 kërcimeve për ndeshje.