Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick ka vendosur të pensionohet në fund të sezonit dhe t’i bashkohet stafit të trajnerëve te klubi anglez.
36-vjeçari, i cili nuk është paraqitur për Unitedin që prej muajit shtator shkaku i problemeve me zemër, do të bëhet ndihmës i Mourinhos gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klubi do të jetë i lumtur për të nëse vendos të bashkohet. Do të isha i lumtur edhe unë”, ka thënë Mourinho, i cili shton se anglezi pret t’i bashkohet stafit.
“[Kishte] disa muaj pa stërvitje dhe tani është në javën e dytë të stërvitjeve me ekipin. Është lojtar i rëndësishëm për ne. Mendoj se është vendim i mirë për ekipin dhe për vetë lojtarin që të përfundojë karrierën dhe të mos lëndohet apo të ketë probleme të tilla”, ka shtuar portugezi.
Carrick ka fituar pesë tituj të Premier Ligës, nga një herë Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën.