Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carrick: Është frustuese si barazuam

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick ka thënë se është shumë frustuese mënyra se si barazuan ndaj Anderlechtit, duke thënë se çështjen e fituesit do të duhej ta mbyllnin më herët.

Anderlechti mori një barazim në fund të takimit ndaj Unitedit në çerekfinale të Ligës së Evropës, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit për javën e ardhshme në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është frustuese. Kishim aq shumë kontrollin por për një moment nuk reaguam mirë, duhet të vrasim këto ndeshje. Do të duhej ta fitonim këtë përballje, ata patën një shans dhe shënuan. Duhet të jemi të pamëshirshëm, është kaq e thjeshtë, kishim shumë rehati. Nuk është fundi i botës, por jemi më të mirë se aq”, është shprehur Carrick për BT Sport.