Futbollisti spanjoll Sergio Canales ka thënë se sot çdo kundërshtar është i vështirë për t’u mposhtur dhe po dëshmohet kjo. Ai ka thënë se janë të përgatitur për ndeshjen e nesërme që Spanja e luan kundër Kosovës.
“Sot është vështirë të mposhtësh çdo rival që e ke përballë dhe kjo po dëshmohet. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për secilën situatë. Gjëja më e rëndësishme është se ekipi i ka gjërat e qarta dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje. E rëndësishme është ndeshja e nesërme. E shoh grupin me ambicien e njëjtë sikur kundër Gjermanisë dhe kjo më jep siguri dhe vetëbesim. Futbolli është gjithkah i pranishëm. Kështu që, ka shumë informata për rivalin e radhës dhe duhet të jemi të gatshëm 100 për qind. Jam shumë i qetë pasi po i shoh të gjithë lojtarët duke punuar shumë. Ka shumë ekipe të forta dhe Spanja është në mesin e tyre. Edhe pse ka dyshime për shkak të rezultateve, ekipi është përmirësuar shumë dhe jemi në rrugën e duhur. Trajneri është përgjegjës për të zgjedhur lojtarët me të cilët do të luajë. Gjithçka është në dorën e tij. Mirëpo, ne duhet t’i kushtojmë rëndësi secilit detaj në ndeshjen e nesërme”, ka deklaruar Canales, që në asnjë moment nuk e ka përmendur Kosovën vetëm i është drejtuar si rival.