Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cana synon ta sjell Zidanen në Prishtinë për një ndeshte bamirësie

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se synon ta sjell në Prishtinë yllin botëror të futbollit, trajnerin aktual të Real Madridit, Zinedin Zidane.

Në një ligjëratë që ka mbajtur në AAB, ka thënë se Zidane është futbollisti të cilit i ka kërkuar edhe të fotografohet me të, përcjell koha.net. Me lojtarin emblematik të Francës, Cana ka thënë se gjithnjë kishte pasur dëshirë që ta bënte një ndeshje bamirësie në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam synuar që këtë ta bëj në kohën sa ishte lojtar aktiv, por ishte shumë e vështirë. Tash që është trajner nuk do të thotë se është më e lehtë”, ka thënë Cana, duke premtuar se do të angazhohet për të realizuar këtë premtim.