Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Can ka një kusht për ta vazhduar kontratën me Liverpoolin

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can ende nuk ka vazhduar kontratën e re me klubin anglez, me kontratën aktuale që i skadon në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, për të vazhduar kontratën e re ai ka vënë një kusht, atë të vendosjes së një klauzole largimi, diçka që klubi nga “Anfield Road” nuk dëshiron ta bëjë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Can është lidhur me një kalim në Serie A te kampioni, Juventus, që mund ta transferojë me parametra zero në vitin e ardhshëm në rast të mos vazhdimit të kontratës së tij me Liverpoolin, raporton Mirror.

Ish-mesfushori i Leverkusenit ka të drejtë të fillojë bisedimet me klubet e tjera që nga 1 janari.