Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Camp Nou” mund të mbyllet për tifozë

Ndeshjet në stadiumin e Barcelonës "Camp Nou" mund të luhen me dyer të mbyllura për tifozë nëse vazhdohet me "thirrje fyese".

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Ligës së Spanjës, Javier Tebas.

Barcelona ndeshjen me Las Palmasin më herët këtë stinor e luajti në stadium të zbrazët, pasi ndeshja koincidoi me ditën kur u mbajt referendumi për pavarësinë e Katalonjës.

"Thirrjet fyese të ndryshme si ndaj Spanjës, ashtu ndaj Katalonjës apo Andalusisë janë raportuar", ka thënë Tebas, përcjell "Marca" të hënën. "A mund 'Camp Nou' të mbyllet si ndëshkim? Po, absolutisht. Komiteti i Garave mund të hapë procedurë. Sigurisht, mbyllja e stadiumit nuk është opsioni i vetëm, por është një nga më të rëndët". Mirëpo, fyerjet sa u përket pikëpamjeve pro pavarësi që nuk nxisin dhunë nuk janë të dënueshme, ka konfirmuar Tebas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.