Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona – Las Palmas me dyer të mbyllura

E plotësuar - Përballja mes Barcelonës dhe Las Palmasit në Camp Nou do të luhet me dyer të mbyllura për shkaqe sigurie.

Takimi nis në orën 16:15 pa shikues, pak orë pasi u njoftua se ndeshja do të shtyhej për shkak të referendumit për ndarje të Katalonisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përballja e planifikuar Barcelonës në La Liga kundër Las Palmas të dielën pasdite është shtyrë.

Zyrtarët e klubit kanë vendosur se nuk mund të garantojnë siguri në një ndeshje në kohën kur policia spanjolle po qëllon me plumba gome ndaj protestuesve nëpër rrugët e Katalonjës.

Në “Nou Camp” pritej të zhvillohej përballja me Las Palmas por derisa rajoni është duke votuar në referendumin e cilësuar si ilegal nga qeveria qendrore në Madrid, skena trazuese kanë ndodhur nëpër rrugët e kryeqytetit katalanas, Barcelonë, transmeton Koha.net.

Zyrtarët e Barçës u takuan në ora 12.30 për të vendosur në lidhje me ndeshjen, dhe deshën ta shtyjnë mirëpo La Liga tentoi t’i detyronte ata të luanin lojën megjithatë. La Liga drejtohet nga nacionalisti i ashpër djathtist, Javier Tebas.

Ndërkaq, Las Palmas, nga ana e tyre, kishin nxitur tensione duke e vendosur flamurin spanjoll në fanellat e tyre për këtë ndeshje.

Image

Në një deklaratë të klubit, u tha: “Las Palmas ka mundur të jetë thjeshtë një dëshmitare e heshtur e këtij udhëkryqi historik apo të veprojë. Ne kemi vendosur për këtë fundit. Kemi vendosur të shtojmë një flamur të vogël spanjoll dhe datën e sotme, për t’i bërë të qarta shpresat tona për të ardhmen e këtij vendit”.

Mirëpo, ato fanella tash mund të paketohen pasi që ndeshja do të luhet në tjetër datë.