Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calderoni tregon pse u largua Zidane nga Real Madridi

Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid, pasi ishte kundër shitjes së futbollistit portugez Cristiano Ronaldo.

Vitin e kaluar, shumë njerëz u habitën nga fakti se Zidane u largua nga Reali në momentin kur fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve.

Transferimi i Ronaldos në Juventusi është arsyeja e dorëheqjes së Zidanet, thotë Ramon Calderon, ish-presidenti i Realit, transmeton kp.

"Zidane këmbënguli që Bale të largohej dhe Ronaldo të qëndronte, por Perezi bëri të kundërtën. Zidane donte të vendoste se kush po vinte dhe kush të largohej nga Reali, por propozimet e tij u injoruan. Zidan mori vendimin e duhur," tha Calderon për AS.

Ndryshe, Calderon e udhëhoqi Real Madridin nga 2006 në 2009.

Artikuj të ngjashëm