Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Azerbajxhan – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë drejt Bakus, për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Tashmë UEFA ka zbuluar listën e gjyqtarëve që do të drejtojnë këtë takim, transmeton KTV.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Ola Hobber Nilsen nga Norvegjia.

Kjo do të jetë sfida e tij e parë që do ta drejtojë mes dy kombëtareve të futbollit.

32-vjeçari deri më tani ka gjykuar gjithsej 104 ndeshje të elitës së futbollit norvegjez, ku ka shpërndarë 246 kartonë të verdhë dhe 17 penallti.

Artikuj të ngjashëm