Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cagliari fiton me golat e minutave shtesë

Leonardo Pavoletti shënoi supergol në minutën e 98-të për t’ia siguruar fitoren Cagliarit të hënën mbrëma ndaj Sassuolos. Katër minuta para Pavolettit, golin e barazimit për Cagliarin e shënoi Gianluca Lapadula. Ndeshjen e javës së 15-të të Serie A e fitoi në fund Cagliari me rezultatin 2:1.

Me fitoren e arritur, Cagliari është larguar nga zona e rënies. Zë vendi ne 16-të me 13 pikë, kurse një pozitë më lart është Sassuolo me 15 pikë. Nedim Bajrami u aktivizuar në minutën e 73-të te Sassuolo. Sassuolo nga minuta e 63-të luajti me një lojtar më pak në fushë.

Artikuj të ngjashëm