Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi: Më i kënaqur për fitoren se për golin

Zymer Bytyqi ka kontribuar me gol në fitoren 3:2 të Kosovës ndaj Irlandës së Veriut. Sulmuesi i krahut është më i kënaqur për fitoren se për golin e shënuar.

“Jam i kënaqur që luajtëm kaq mirë. I pranuam dy gola pak pa lidhje. Por këto gjëra ndreqen shpejtë. Besoj se i ndreqim para lojës me Greqinë që t’i marrim tri pikë edhe atje”, ka theksuar Bytyqi. Ai është pyetur edhe për golin.

“Ndjenja është e mirë. Më i kënaqur jam që i morëm tri pikët”, ka shtuar Bytyqi.