Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Busquets skeptik se mund të vazhdohet stinori në La Liga

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka dyshime se mund të vazhdohet stinori 2019-20 në La Liga.

Futbolli në Spanjë është pezulluar që nga marsi, ndërsa shteti po lufton përhapjen e koronavirusit. Në Spanjë janë regjistruar mbi 19 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Në ditët e fundit, qeveria e Spanjës ka njoftuar se do të zbusë disa nga masat kufizuese dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se futbolli mund të rinisë nga muaji i ardhshëm, ndonëse do të jetë pa shikues.

Mirëpo, ylli i Barcelonës ende nuk është i bindur se do të mund të vazhdohet stinori.

“Mendoj se do të jetë e vështirë. Nuk besoj se është e mundur”, ka thënë Busquets për “Cadena Cope”. “Fillimisht, doja të shihja se si po zhvillohet situata dhe tash duket se kemi arritur majën. Po pres për lajm të mirë. Mendoj se do të jetë e vështirë të rikthehet për shkak të udhëtimit, për të bërë të gjithë bashkë. Ky do të jetë problemi”.

Para pezullimit, Barcelona kishte një epërsi prej dy pikëve para Real Madridit. Pezullimi nuk ka qenë i qetë për klubin, ku ka pasur acarim të marrëdhënies mes skuadrës dhe bordit.

Edhe Setieni nuk do të ndihej mirë nëse Barcelona shpallet kampione pa u vazhduar stinori Sport Setieni nuk do të ndihej mirë nëse Barcelona shpallet kampione pa u vazhduar stinori

Superylli argjentinas Linel Messi përdori rrjetet sociale për të kritikuar hierarkinë se si menaxhoi negociatat rreth uljes së pagës të lojtarëve.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien të mërkurën tha se nuk do të ishte ndjenjë e mirë që Barcelona të shpallej kampione pa u mbaruar stinori.