Legjenda e Argjentinës, Jorge Burruchaga, ka kujtuar takimin e fundit me Diego Armando Maradonën.
Burruchaga shënoi në finalen e Kupës së Botës 1986 për Argjentinën kundër Gjermanisë Perëndimore në fitoren 3:2.
Maradona ishte yll i padiskutueshëm dhe dhuroi asistim brilant për Burruchagan që shënoi gol vendimtar.
“Diego ishte shumë i inatosur pasi Gjermania barazoi rezultatin dhe na tha disa gjëra. Ishim me dy gola avantazh. Nuk po them se ishte ndeshje e lehtë, por e kishim lojën në dorë. Diego e pa Jorge Valdanon e mërzitur dhe i tha: Mos u mërzit, ne do ta fitojmë ndeshjen. Dhe ai na bëri të fitojmë. Pas golit tim, ai festoi dhe shikonte në qiell. Isha shumë krenar ta shihja atë të lumtur falë golit që unë shënova”, ka thënë Burruchaga në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport” të premten.
Ai ka thënë se është takuar me Maradonan disa muaj para se ai të ndahej nga jeta, dhe ka thënë se lidhjen e fortë me të, e ka mbajtur deri në fund.