Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley shkarkon trajnerin Dyche

Sean Dyche me nuk është trajner i skuadrës së Burnleyt. Dyche është shkarkuar të premten pas rezultateve të dobëta të Burnleyt, ka njoftuar ekipi nga Premier League. 50-vjeçari për gati një dekadë ka qenë në krye të Burnleyt.

Ai u pat emëruar trajner në tetor të vitit 2012 duke e zëvendësuar Eddie Hoëen, por krerët e klubin ishin të detyruar ta largonin për shkak se Burnley nuk e ka të sigurt mbetjen në Premier League edhe për sezonin tjetër.

“Së pari, ne dëshirojmë të falenderojmë sinqerisht Sean dhe stafin e tij për arritjet e tyre në klub gjatë dekadës së fundit. Sidoqoftë, rezultatet këtë sezon kanë qenë zhgënjyese dhe, ndërsa ky ishte një vendim tepër i vështirë, me tetë ndeshje të rëndësishme të sezonit të mbetura, ne mendojmë se nevojitet një ndryshim për t'i dhënë skuadrës shanset më të mira të mundshme për të ruajtur statusin e saj në Premier League”, ka shkruar Burnley, që renditet në pozitën e 18-të me 24 pikë të mbledhura.

Artikuj të ngjashëm