Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley e shkarkon trajnerin Sean Dyche

Burnley e ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në përfundim të stinorit në Premier League.

Burnley, që ka pësuar disfatë në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez, është në vendin e 18-të dhe katër pikë larg vendit që të mban në ligë edhe për një sezon tjetër.

Dyche ka qenë trajner në “Turf Moor” prej vitit 2012 dhe këtë sezon ishte trajneri me shërbimin më të gjatë në Premier League te një klub i vetëm.

Paraqitja e fundit e Dychet si trajner i Burnleyt ka qenë në humbjen 2:0 nga Norwich City ku luan Milot Rashica. Skuadra e Rashicës është e fundit në tabelën e Premier Leagues.