Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjakun nuk e kënaq shumë statistika që e kanë arritur vetëm pesë lojtarë në botë

Plejmejkeri i Z Mobile Prishtinës, Valon Bunjaku, fundjavën që shkoi regjistroi statistika të rralla, të tilla sa që të dhënat në internet tregojnë se këtë e kanë arritur vetëm pesë basketbollistë në botë deri më tash. Por kjo statistikë mbeti në hije të rivalit, ndaj të cilit e realizoi.

Bunjaku realizoi dyshifror të katërfishtë (Quadruple-double) në fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj skuadrës më të dobët në Superligë, AFK Boreas së Pejës, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina ndonëse pa lojtarët më të mirë fitoi 140:52 të dielën në Pejë.

Bunjaku luajti tërë ndeshen dhe në fund të dhënat e tij ishin këto: 21 pikë, 21 asistime, 12 kërcime dhe 12 topa të vjedhur.

Me këtë fitore, Prishtina vazhdoi dominimin në Superligë, duke mbetur skuadra e vetme pa humbje.

“Nuk e kam paramenduar një statistikë të tillë asnjëherë. Thjesht kam dashur të jap më të mirën nga vetja dhe ta ndihmoj ekipin që të fitojë. Megjithatë, është një statistikë shumë e mirëseardhur për mua", shprehet Bunjaku, i cili para një viti pikërisht kundër Boreas pati regjistruar "triple-doublen" e parë në karrierë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)