Imran Bunjaku pritet të kthehet te skuadra e Grasshopperit, ka raportuar të hënën “nau.ch”. Mesfushori 28-vjeçar me Schaffhausenin ka kontratë deri në verën e këtij viti, por raportohet se ai pritet t’i bashkohet skuadrës ku u zhvillua si futbollist shumë shpejtë.
Grasshopper është në garë për t’u kthyer në Superligën zvicerane, pasi zë vendin e parë në “Challande League”, që është Kategoria e Dytë e Zvicrës. Bunjaku nga skuadra me më së shumti tituj të kampionit në Zvicër u largua gjatë verës së vitit 2015. Por, ai do të kthehet për ta përforcuar skuadrën ku u rrit si lojtar. Këtë edicion në 19 ndeshje ka shënuar një gol, ndërsa një gol ka shënuar edhe në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Artikuj të ngjashëm