Sport

Bunjaku kthehet te Bashkimi

Plejmejkeri Valon Bunjaku është përforcimi i parë i KB Bashkimit në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Ekipi nga Prizreni e ka zyrtarizuar të premten Bunjaku, i cili ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm. Bunjaku te Bashkimi kthehet pas aventurës që e kishte te Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli.

Madje, me Yllin, ai në sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Ligën Unike. Bunjaku edicionin e shkuar ka luajtur me një mesatare prej 13.2 pikëve, 4.9 kërcimeve dhe 5.6 asistime për ndeshje.