Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki pranë Rizesporit

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është pranë që të marrë drejtimin e skuadrës turke Rizespor.

Kështu kanë raportuar mediume turke të afërta me këtë klub. Drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar opsionet për trajner të ri pas ndarjes me atë paraprak për mungesë rezultatesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bunjaki vlerësohet prej kandidatëve më të mundshëm, ndërsa vetë trajneri ka konfirmuar për gazetën se është pranë marrëveshjes.

Ai është optimist se marrëveshja me Rizesporin do të arrihet së shpejti. Te Rizespori paraqiten dy reprezentues të Kosovës, Vedat Muriqi e Samir Ujkani.