Rumania ka konfirmuar se kryeqyteti i saj, Bukureshti, mbetet i gatshëm për të organizuar ndeshje të Evropianit të futbollit që është shtyrë për vitin e ardhshëm. Rumania këtë e ka bërë duke dërguar letër garancie në UEFA, ka njoftuar ministria e sportit të Rumanisë.
Të hënën UEFA ka shtyrë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të paraparë për 27 maj, për shkak të disa çështjeve të pazgjedhura “lidhur me numrin e vogël të vendeve të propozuara” për turneun. Takimi do të mbahet më 17 qershor.
“Federata e Futbollit të Rumanisë dorëzoi në UEFA letrën e fundit të garancisë për të rikonfirmuar se është në dispozicion për të organizuar ndeshje të Evropianit të futbollit”, thuhet në një komunikatë të ministrisë.
“Kështu Rumania zyrtarisht rikonfirmon përkushtimin e saj për të organizuar këtë ngjarje të madhe sportive”.
Euro 2020 duhet të luhet në 12 qytete përgjatë kontinentit. Ngjarja është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të koronavirusit.
Ngjarja zakonisht është organizuar nga një apo dy vende, por UEFA ka vendosur për shumë qytete e shtete për të festuar 60-vjetorin e Evropianit.
Edhe
“Euro 2020”: Stadiumi “National Arena” në Bukuresht
Amsterdami, Bakuja, Bilbao, Budapesti, Kopenhaga, Dublini, Glasgow, Londra, Munichu, Roma dhe St Petersburgu janë 11 qytetet tjera ku është dashur të organizohet Evropiani këtë vit.
Arena Nacionale në Bukuresht do të mirëpres tri ndeshje të grupit C dhe një ndeshje të raundit të parë nokaut.