Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, do të jetë nikoqir i katër ndeshjeve për “Euro 2020” që do të nis këtë muaj.
“Arena Nationala” shpreson që ta mbush 25% të kapacitetit prej 55 mijë e 600 ulëseve. Ka shpresë që ky numër të jetë edhe më i madh për ndeshjet e Grupit C ku janë të përfshira Austria, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.
Rumania dështoi të kualifikohej në këtë garë.
Ndeshja e fundit në kryeqytetin rumun do ta vë përballë fituesin e Grupit F dhe njërën prej Gjermanisë, Francës ose Portugalisë në ndeshjen e raundit të 16 skuadrave më të mira. Ky duel do të luhet më 28 qershor.
Më 13 qershor luan Austria me Maqedoninë e Veriut nga ora 19:00. Ukraina-Maqedonia e Veriut zhvillohet më 17 qershor në orën 16:00, ndërsa Ukraina dhe Austria luajnë në orën 19:00 më 21 qershor.
Raundi i 1/8 së finales luhet nga ora 22:00.
-
Rumania rrit numrin e shikuesve të lejuar për “Euro 2020”
-
FFK-ja me njoftim të rëndësishëm për tifozët në Bukuresht
-
UEFA do ta monitorojë me kujdes ndeshjen Rumani – Kosovë
-
Tifozët e Kosovës i kanë blerë vetëm 25 bileta për ndeshjen në Rumani
-
Mbi 40 mijë bileta janë shitur për ndeshjen Rumani – Kosovë