Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni të hënën prezantohet te PSG-ja

Mediat franceze raportojnë se Gianluigi Buffon të hënën do të prezantohet si lojtar i PSG-së.

Le Parisien raporton se 40 vjeçare do të jetë prezent në Parkun e Princave të hënën pasdite së bashku me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, transmeton Koha.net.

Buffon pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Ylli italian është lojtar i lirë pasi u largua nga Juventusi pas përfundimit të kontratës, duke i dhënë fund periudhës 17 vjeçare me gjigantin italian.

Artikuj të ngjashëm